Shqipëria ka pak shanse për marrjen e statusit kandidat deri në fund të 2013-s

Berisha duke i dorëzuar dokumentin e kandidimit kryeministrit çek Topolanek me 28 prill 2009 (Foto Michal Cizek)
Shqipëria ka pak shanse që të bëhet kandidate për anëtarësimin në BE deri në fund të vitit 2013-të kështu thuhet në raportin 3-mujor të Njësisë se Inteligjencës Ekonomike. Që të ndodh kjo, qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në dialog për të përshpejtuar reformat.
Njësia e Inteligjencës Ekonomike parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012 të jetë më e vogël se ajo e vitit të kaluar. Përllogaritet që rritja reale e GDP do të ulet nga 1.6% që ishte në 2011 në 1% në vitin 2012 ndërsa do të shpresohet për një rritje 2.8% në 2013. Në raport thuhet se qeveria mundit që në gjatë vitit 2011 të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor.
Sa i takon zgjedhjes së presidentit të ri, në raport thuhet diplomatët e BE-së dhe SHBA-së u kanë bërë thirrje partive që të punojë së bashku për arritjen e një marrëveshje për zëvendësuesin e Bamir Topit.
PS insiston për një kandidat konsensual. Gjithsesi, kryeministrin Sali Berisha, nga ana tjetër insiston se kreu i shtetit do të zgjidhet në përputhje më Kushtetutën. Kjo nënkupton se ai shpreson që të zgjedhë një kandidat siç bëri me Topin në 2007 nga radhët e PD-së, thuhet në këtë raport. /F.Stafa/