E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, Spahiu: PD-PS të mos përdorin gjuhën greke në fushatën elektorale

TIRANE- Aleanca Kuqezi mblodhi sot Asamblenë e Tiranës për t'i paraprirë Kongresit Mbarëkombëtar të Aleancës Kuqezi që do të mbahet më 2 qershor në Pallatin e Kongreseve. 

Aleanca KuqeZi përgjatë kësaj Asambleje i bëri apel liderëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për fushatën elektorale. Në fjalën e tij përpara qindra kuq e zinjve, lideri Kreshnik Spahiu u bëri apel zotit Rama dhe shtetasit Berisha që të mos flasin greqisht në fushatën elektorale. 

“Rama dhe shtetasi Berisha ndalni gjuhën greke në fushatën elektorale se është në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim me ndjenjën kombëtare, është në kundërshtim me integritetin e këtij vendi dhe përdorni gjuhën shqipe. Korça dhe Saranda janë mbushur me parrulla greke dhe fushata elektorale dhe liderët politikë nuk flasin shqip. Në Sarandë u fol greqisht për orë të tëra, në Gjirokastër gjithashtu nga shtetasi Berisha, në Korçë nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe aleatët e PS. Ndaj Aleanca Kuqezi ju kërkon të flisni shqip në fushatën elektorale se ligji dhe Kushtetuta kërkon të respektohet gjuha jonë kombëtare”, - deklaroi Spahiu.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›