E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, BE, OSBE: Mirëpresim miratimin e 3 ligjeve, u dëshmua konstruktivitet

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe OSBE, nëpërmjet ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, kanë përshëndetur sot miratimin në Kuvend të 3 ligjeve të konsideruara si çelësi për marrjen e statusit të vendit kandidat. 

Ambasada Amerikane, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, inkurajon parlamentin dhe qeverinë e ardhshme, që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, që të vijojnë përmbushjen e të gjitha kritereve, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

“Ambasada mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane. 

Wollfarth: I hapet rruga realizimit të reformave
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth përshëndeti sot miratimin e 3 ligjeve të integrimit në Kuvend. Sipas tij, votimi sot hapi rrugën për realizimin e reformave të mëtejshme të Shqipërisë.

“Në fakt sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë se hapi rrugën për hapa të mëtejshëm për reformat. Unë mendoj se gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lumtur sot dhe con drejt një hapi konstruktiv. Ky ishte një hap konstruktiv se hap rrugën drejt reformave se ky është një vit shumë vendimtar drejt BE”.

“Unë do të doja në fakt të përgëzoja ata që merren me këto ligje dhe ata që miratuan këto 3 ligje.
Në fakt OSBE është pjesë e së ardhmes së Shqipërisë dhe dëshiron të jetë pjesë e një të ardhmeje më të mirë të Shqipërisë, dhe integrimi europian do të thotë më shumë paqe më shumë prosperitet. Unë besoj se ishte një ditë goxha lehtësuese dhe besoj se do jetë dhe hapja e një dite edhe më të mirë për Shqipërinë”.

I pyetur rreth cështjen ende të pazgjidhur në KQZ, Wollfarth theksoi se uron që tek ky institucion të plotësohet me anëtarët e duhur.
“Dua që të kemi një KQZ të plotë, por ta ndajmë nga procesi i miratimit të 3 ligjeve. Por kur ndërton të ardhmen e një vendi nuk mund të jesh kurrë aq konstruktiv sa duhet”, tha ambasadori duke buzëqeshur. 

Miratimi i 3 ligjeve, Sequi: Provë se politika mund të bashkëpunojnë për të mirën e vendit
Bashkimi Evropian mirëpret miratimi ne 3 ligjeve të integrimit në Kuvendin e Shqipërisë. Në një prononcim për mediat, pas mbylljes se seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku mori pjesë, kreu i prezencës së BE-së, Ettore Sequi duke përshëndetur partitë politike tha se kjo ishte prova që palët mund të gjejnë konsensus kur bëhet fjalë për të mirën e vendit.

“Ne e mirëpresim miratimi ne kësaj pakete, 2 ligjet dhe rregulloren e parlamentit. Kjo vërteton atë që kam thënë gjatë inaugurimit të një projekti. Shqiptarë kanë mundësinë dhe kapaciteti dhe vullnetin e mirë kur duan të punojnë. Miratimi i ligjeve është i rëndësishëm jo vetëm se është kërkuar nga Brukseli, por dhe prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë kur është në të mire të vendit. Ju e mbani mend kur fyle bëri prezantimin e kritereve tha se ishte me rëndësishme që ligjet të kalonin në parlamenti. Një raport në të cilën do të përfshihen lufta kundër krimit të organizuar, Mendoj se është ditë e rëndësishme që u miratuan”, tha Sequi.

Nuk pati ndryshim në tre ligji, ndërkohë që i vetmi i është që të hyjin në fuqi pas qeverisë së re?
“Mendoj se Parlamenti është sovran dhe sot u duk që të gjithë ishin dakord”

KQZ, nuk u gjet konsensus?
“Sic e thashë besoj se Shqipëria i ka kapacitetet të punojë me angazhimin e duhur për të arritur rezultate dhe miratimit i ligjeve e vërteton këtë gjë. Por, me këtë rast dëshiroj të përsërisësh një gjë që mendimin tonë është e rëndësishëm” , tha Sequi duke theksuar se zgjedhjet lira janë kritike për funksionimin e institucioneve. 

(er.nu/d.b/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›