Elbasan, sherr mes të rinjve, plagoset me armë njëri prej tyre
ELBASAN- Një i ri ka mbetur i plagosur sot në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave të para nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, rreth orës 16:50.
Burime nga policia e Elbasanit raportojnë se, i riu mbeti i plagosur pas një sherri me disa persona të tjerë.
Ndërkaq, blutë e qytetit të Elbasanit po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes si dhe identitetin e personit të plagosur, i cili u dërgua me urgjencë në spital.
(m.a/BalkanWeb)