E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Në mandatin e ardhshem do realizojmë projektin e madh të vaditjes

SHKODER- Nënkryetarja e Partisë Demokratike si edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot në çdo shtëpi e kopshte, vreshta e sera të banorëve të fshatrave Rragam e Rrenc të Shkodrës. 

Falë lehtesimeve fiskale të bëra në ndihmë të bujqësisë dhe falë subvencioneve, vitet e fundit fermerët e këtyre fshatrave kanë kultivuar edhe më shumë prodhimet si duhan, vreshta e pemë frutore. 

Zonja Jozefina Topalli siguroi banorët se do vazhdojë të kujdeset personalisht për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes së çdo kërkese të tyre.
Punësimi tha Jozefina Topalli është prioriteti ynë në mandatin e ardhshëm. Ne do të mbyllim të gjithë infrastrukturën e fshatrave, kanalet kulluese, ujsjellësat, sistemet e vaditjes. Gjatë këtij mandati 60 milion euro janë subvenciunuar për bujqësinë. Mandatin e ardhshëm do të subvencionojmë 160 milion euro. Kemi bërë shumë gjatë kësaj periudhe, por kemi ende projekte të tjera për feremerin, për bujqësinë, për fshatin.”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›