Gramsh, lumi del nga shtrati, bllokohet një autobus dhe shumë mjete
GRAMSH- Dalja nga shtrati e lumit të Lilajve, si pasojë e reshjeve të shiut, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Gramsh. Mësohet se për rreth dy orë, një autobus me 30 maturantë është bllokuar në rrugë.
Po ashtu bëhet me dije se, bashkë me autobusin janë bllokuar edhe shumë mjete të tjera.
Autoritetet lokale kanë shkuar në vendngjarje, por mësohet se nuk ka mjete për zhbllokimin e rrugës, prandaj kërkojnë ndërhyrjen e Këshillit të Qarkut Elbasan, për zhbllokimin e situatës.
(m.a/BalkanWeb)