Rama takime me kongresmenët Eliot Engell dhe Gregori Meks
22/03/2012 Vizita në Shtetet e Bashkuara
Në kudër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një numër takimesh në Kongresin Amerikan, ku në qendër të tyre kanë qenë demokratizimi i mëtejshëm i Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe programi i ri i Partisë Socialiste. Pas takimit në Departamentin e Shtetit me zv.ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën Filip Reker, Rama u takua me kongresmenët Eliot Engell dhe Gary Peters, si zëdhënës aktivë të çështjeve shqiptare dhe përfaqësojnë komunitete në Nju-Jork dhe Miçigan, ku ka votues me origjinë shqiptare. “Një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engell e Peters, ku folëm për programin tonë të ri dhe gjendjen në Shqipëri përgjithësisht”, - shkruan Rama në faqen e tij zyrtare. Rama ka falënderuar dy kongresmenët për avokatinë e sinqertë ndaj Shqipërisë pa marrë anë politike, por duke synuar më të mirën për vendin. Kongresmeni Engel e çmoi shumë rolin dhe punën e Ramës në Shqipëri dhe u angazhua për një marrëdhënie të ngushtë e mbështetëse. Ndërsa kongresmeni Peters ofroi mbështetje të programit të PS në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla e të mesme. Rama ka zhvilluar një takim me një tjetër të zgjedhur të Kongresit Amerikan, me kongresmenin Gregori Meks. Me kongresmenin Meks u fol për Shqipërinë si vend aleat i palëkundur i SHBA-ve dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonët. Kryesocialisti falënderoi kongresmenin Meks për ndihmën legjislative në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kërkoi të njëjtën mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i Partisë Socialiste është takuar edhe me një nga emrat më të njohur të futbollit amerikan, Heath Shuler, që tani përfaqëson Karolinën e Veriut në Kongres.