E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK, Spahiu pret Pashket ne Kishen e Shen Ndout ne Lac

Share

Aleanca KuqeZi dhe aktivistët e saj kanë kremtuar Pashkët katolikë në kishën e Shën Ndout në qytetin e Laçit. Besimtarë të Aleancës KuqeZi morën pjesë në meshën e pashkëve në kishën e Shën Ndtout. Bashkë me ta I pranishëm ishte edhe  kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu. Aktivistët e Aleancës KuqeZi festuan me entuziazëm në mesnatë kremtimin e pashkëve katolike duke treguar angazhim për ruajtjen e vlerave unikale te bashkëjetesës fetare të kombit tonë. Me këtë rast, kryetari I Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu i urojë besimtarët katolik të pranishëm në Kishën e Shën Ndout dhe mbarë besimtarët katolik kudo ata ndodhen kremtimin e pashkëve në paqe e begati familjare e shoqërore. Z.Spahiu në mesin e besimtarëve katolik në kishën e Laçit, u shpreh se “shqiptarët duhet të ecim në gjurmët e paqe dhe tolerancës. Nga kisha e Shen Ndout që është pikërisht simboli I harmonisë për të gjithë besimtarët duhet të ruajmë vlerat e kultivuara ndër breza, pavarësisht presioneve që kombi ynë kaloi për dekada duke u imponuar për mosbesim. Për Aleancën KuqeZi harmonia e bashkëjetesës fetare që kombi ynë gëzon është një pasuri e paçmuar e cila e diferencon Shqipërinë edhe nga vendet më të zhvilluara” – tha Spahiu.

Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi qëndruan për më shumë se dy orë në meshën e plotë të kishës së Shën Ndout që u mbajt me rastin e pashkëve katolike.

Aleanca KuqeZi uron përzemërsisht mbarë besimtarët katolik me rastin e kremtimin të pashkëve.
Sent from my BlackBerry® smartphone from Vodafone Albania

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›