Akuzat e PS për SHIU-n, reagon ministri Imami

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka reaguar permes nje konference per shtyp pas akuzave te Partise Socialiste per mungese transparence dhe armatim te SHIU para dhe pas 21 janarit.
Para mediave, Imami e ka quajtur te papergjegjshem veprimin e opozites per nxjerrjen e dokumenteve sekrete, duke theksuar se ministria qe drejton informon partneret e NATO-s per gjithcka ndodh dhe se bashku kane projekte ne vazhdimesi.
“Unë mendova se PS po e përdorte sulmin ndaj SHIU që është instrument shume i rëndësishëm, por edhe delikat për pazaret e dështuara të Ramës gjatë verës që shkoi, por ripërsëritja e tyre do nxjerrë pazaret e reja të Ramës. Po ai do bëjë mirë të përgjigjet për bllokimin e reformës dhe të gjejë fajtorët e SHIU-t aty ku po i thërret drejtësia”- tha Imami.