E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti takon homologun grek në Nju Jork

“Bashkëpunimi dypalësh, projekti TAP, bashkëpunimi rajonal, zhvillimet në rajon, si dhe ecuria pozitive e integrimit evropian të Shqipërisë, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi”, sipas Ministrisë së Jashtme.

Ministri Panariti vlerësoi bashkëpunimin me Greqinë si një partner i rëndësishëm i Shqipërisë. Ai shprehu vullnetin për avancimin e agjendës dypalëshe, duke theksuar se vizita e tij e ardhshme, në Athinë, do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe në trajtimin e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë për të dyja vendet.

Ministri grek, Avramopulos, vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe interesin e qeverisë greke për avancimin e mëtejshëm të tyre. Duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të integrimit evropian ai siguroi vijimësinë e mbështetjes së Greqisë në këtë drejtim. /Start/

                                                                                             2012-09-27 15:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›