AK: Të “Flasim shqip” në Romë!
Koordinatorja e kësaj feste, Kledja Zalebeu, në fjalimin hapës, vuri theksin tek roli esencial i familjes në edukimin dhe mësimin e gjuhës amtare tek brezat e rinj, si dhe tek vështirësitë që hasen në artikulimin e shqipes në emigracion.
Ajo u bëri një thirrje të veçantë prindërve '' Shprehuni shqip prindër, dhe pasuroni gjuhën e fëmijëve tuaj.'' Në fund të fjalimit tha '' Të lëmë mënjanë gjuhët e huaja, të cilat janë kusht për integrim, dhe të fokusohemi, të luftojmë e të sakrifikojme, të artikulojmë gjuhën tonë të pasur e të vyer, gjuhën e ngjyrës kuqezi, gjuhën e Shqiptarëve''.
Nënkryetari i AK-Romë, Guxim Kola, foli për problemet e shqiptarëve në emigracion dhe për nevojën e forcimit të komuniteteve shqiptare, drejt formimit të një diaspore të vërtetë, ku rol kyç ka edhe mësimi e përcjellja e gjuhës shqipe, si ngjizësve e brezave, që eviton përplasjen e tyre. Po kështu theksoi edhe se mësimi i gjuhës amtare nga fëmijët në emigracion u jep edhe atyre një mundësi zgjedhjeje nëse një të nesërme do të duan të shohin nga Shqipëria.
Më tej, kryetari i AK-Romë dhe koordinatori për Italinë, Ardit Collaku, foli për nismën e AK-së, për mbarë shqiptarët në emigracion dhe për rolin e veçantë të emigrantëve në Itali./Start/
2011-12-29 13:52