E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohen dy shqiptarë me 10 kg drogë

Përveç se sekuestroi sasinë e drogës, policia greke ka arrestuar edhe dy shqiptar si posedues të lëndës narkotike. Mësohet se droga vinte nga Lazarati dhe po çohej drejt shtetit helen.

Dy shqiptarët, përkatësisht 28 dhe 29-vjeç, janë kapur me lëndën narkotike në një automjet me targa greke, e cila rezultonte e vjedhur po në Greqi.

Automjeti u ndal rreth 5 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës, ku me sa dukej policia ishte vënë në ndjekje të saj. Të kapur në befasi, dy shqiptarët janë dorëzuar pa bërë rezistencë. Mësohet droga ishte blerë 55 mijë euro në Lazarat, ndërsa do të shitej me 82 mijë euro. /Start/

                                                                                             2011-12-29 13:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›