Mbikëqyrja elektronike, marrëveshje mes OSBE-së dhe Ministrisë së Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, kanë firmosur sot marrëveshjen për mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve.
Mbikëqyrja elektronike e të dënuarve me dënime alternative synon të lirojë efektivët e policisë dhe shërbimit të provës nga detyrimi për mbikëqyrjen e të dënuarve, si dhe do të shmangë mbipopullimin e burgjeve.
Ambasadori Uollfarth ka theksuar gjatë ceremonisë se kjo reformë është më modernja për sistemin e drejtësisë që do e bëjë Shqipërinë lidere në rajon.
Ndërsa ministri Halimi e ka cilësuar OSBE-në një partner i rëndësishëm për vendin tonë Reforma për mbikëqyrjen elektronike për të dënuarit është më ambiciozja dhe është pjesë e reformës në drejtësi, tha ai.