E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëndohet shëndeti i minatorëve, një në spital pa ndjenja. Shtohen kërkesat e tyre, kërkojnë 40% rritje rroge

(E PERDITESUAR)- Një prej minatorëve që ka hyrë në grevë urie në Bulqizë, është shtruar në spital pa ndjenja.

Gjendja shëndetësore e grevistit Mirdash Neziri, në orët e mesditës së sotme është përkeqësuar. 35-vjeçari është dërguar në spital, ndërkohë që minatorët e tjerë shprehen të vendosur për të vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

***

Gjendja e minatorëve që kanë hyrë në grevë urie 1400 metra nën tokë, është rënduar. Ata kanë hyrë në ditën e 4 të grevës dhe disa prej tyre kanë paraqitur shqetësime, duke qenë se kanë probleme me diabetin dhe zemrën.

Por, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore përkeqësohet, minatorët kanë shtuar kërkesat e tyre, veçanërisht për rritjen e pagës. Nga 20% që kishin kërkuar më parë, tashmë ata kërkojnë që paga tu rritet me 40%. Ata kërkojnë edhe largimin e administratorit të firmës ACR.

Thellojmë kërkesat, sepse asnjë nga qeveria apo firma ACR, nuk është ulur për diskutime me minatorët. Të nisur nga mungesa e kontaktit, dialogut dhe nga bojkotimi që qeveria dhe firma i bëjnë grevës sonë, vendosëm të shtojmë dy kërkesa të tjera, u shpreh njëri nga minatorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›