E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia sekuesrton armë dhe 435 rrënjë kanabis në Zall Bastar

Grupi i vogël i kriminal, i cili ushtronte aktivitetin e tij të paligjshën në komunën Zall Bastar, mendohet që përbëhet nga pesë 5 persona, ku 3 tre prej të cilëve janë arrestuar mengjesin e ditës së dielë.

Personat që ndodhen nën pranga janë; Beqir Çali, 73 vjeç dhe banues në fshatin Bulçesh të komunës Zall Herr.

Personi i dytë i arrestuar është, A.Ç 18 vjeç dhe banues në Qendër Kamëz, ndërsa Ahmet Tahir Çali, 62 vjeç, banues në fshatin Bulçesh do të ndiqet në gjendje të lirë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorrë, të cilët akuzohen për veprën penale të “Mbjelljes dhe kultivimit të bimëve narkotike”.

Në cilësinë e provës materiale në fund të këtij iperacioni i gjetën 7 arma zjarrri të llojeve të ndryshme, midis të cilave 4 pushkë dhe 3 autmotikë “Kallashnikovë” dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh lufatarak.

 Krahas kësaj, u arrit të zbulohen dhe të shkaterrohen 8 parcela të mbjella me “Cannabis Sattiva”, gjithsej 435 rrënjë të dyshuara. Aktualisht jane kryer veprimet e para hetimore dhe po vazhdon puna per te bere të mundur dokumentimin ligjor, si dhe kapjen e personave të tjerë të cilët merren me kultivimin e bimeve narkotike në këtë zonë.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-24 09:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›