E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Lika, bashkëpunëtor i SHIK të Gazidedes, ushtar i Berishës

Gazeta Shqip

Përmes një deklarate për mediat, PS ka reaguar ndaj qëndrimi të mbajtura nga ana e PD lidhur me shkarkimin e papritur të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimit në vend të tij të Visho Ajazit. Në deklaratë e PS theksohet edhe fakti se vendimi i marrë në mënyrë të fshehtë dhe të rrufeshme nga presidenti sapozgjedhur Bujar Nishani është bërë pa u konsultuar me aleatët e rëndësishëm të vendit tonë, veçanërisht SHBA, i cili ishte një partner i denjë i SHISH deri pak kohë më parë.

Ministrja e Çintegrimit, në vend që të kërkojë falje për dështimin e njëpasnjëshëm në detyrën e saj, gjen guximin të justifikojë veprimin e Bujar Nishanit, i cili si një shërbëtor i denjë i Kryeministrit, pa u konsultuar me asnjë prej aleatëve strategjikë të Shqipërisë, liroi nga detyra drejtorin e SHISH për ta zëvendësuar me një ushtar të Sali Berishës.

Çka është edhe më e rëndë është mënyra se si ministrja e Çintegrimit përpiqet t’ua prezantojë shqiptarëve shefin e ri të SHISH, si një akademik të spikatur jo partiak. Por a mund të harrohen dot makabritetet e SHIK-ut të Gazidedes, pikërisht të atij institucioni që u kthye në dorën mafioze të Sali Berishës e që për drejtor të kundërzbulimit kishte pikërisht këtë “akademik” siç i referohet ministrja e Çintegrimit?! Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se është vet Sali Berisha me dorën e tij që e ka kthyer bashkëpunëtorin e Gazidedes në Tiranë, për ta përdorur si ushtar. Të flasësh për pozicionet e kaluara të punës të këtij njeriu është e kotë, pasi në detyrën e re të drejtorit të SHISH ai është vendosur vetëm pasi ka dëshmuar gatishmërinë dhe besnikërinë e nevojshme në kohën kur ishte drejtor i kundërzbulimit në SHIK-un e Gazidedes, – thuhet në deklaratën e PS.
Sipas PS, vënia nën kontroll e një sërë institucionesh të pavarura nga ana Sali Berishës tregon se pushtetit të tij i ka ardhur fundi.

12 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

PS: Lika, bashkëpunëtor i SHIK të Gazidedes, ushtar i Berishës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›