Bregu: Emërimi i drejtorit të SHISH-it, sipas Kushtetutës

Reagimi i Miniatres së Integrimit vjen pas kundërshtis që shfaqi kreu Partisë Socialiste, Edi Rama, për emërimin në krye të SHISH-it, Visho Ajazin. Gjatë deklaratës së saj, zonja Bregu tha se “në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike”.
Gjatë një konference për shtyp, Bregu tha se, qeveria ka besim të plotë se zoti Visho Ajazi Lika ka të gjithë integritetin, aftësitë dhe përkushtimin për të përmbushur me efiçencë dhe dinjitet të plotë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, detyrën e lartë të Drejtorit të SHISH-it, të besuar nga Presidenti i Republikës”.
Më tej zonja Bregu deklaroi se “për të mbuluar me zhurmë aktin e papërgjegjshëm të bllokimit të heqjes së imunitetit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe shpura e mediave që ai kontrollon, kanë shpërthyer këto ditë në një stuhi histerike, gjoja në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve shtetërore, të cilat, sipas tyre, qenkan vendosur në sundim njëpartiak apo në sundimin e Partisë Demokratike”.
“Qeveria u rikujton shqiptarëve se janë neobllokmenët, ata që erdhën me dhunë në pushtet në vitin ’97, që nxorën me dhunë nga zyra, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjatën. Janë neobllokmenët ata që instaluan po me dhunë, në emër të pavarësisë së gjyqësorit, si kryetar të Gjykatës Kushtetuese, anëtarin e byrosë politike të PS-së, Fehmi Avdiun, njeriun që në vitin ’89 kishte dënuar me varje disidentë të pafajshëm”, tha Bregu.
Ndërkohë, ajo vuri në dukje se, “kjo mazhorancë ka votuar për kryetar të Gjykatës Kushtetuese një gjykatës, i cili nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonjë partie dhe që nuk ka dhënë kurrë dënime politike”.
“Janë neobllokmenët ata që për të rrënuar pavarësinë e institucioneve shtetërore, vendosën në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në krye të Gjykatës së Lartë të vendit dhe Bankës së Shtetit, tre ministra të qeverisë socialiste, përkatësisht zotërinjtë Ilir Panda, Thimio Kondi dhe Shkëlqim Cani. Këta dy të fundit njëherazi edhe anëtarë të Kryesisë së PS”, vijoi Bregu.
Kurse sot, ajo kujton se, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka si nënkryetar një jurist të respektuar që ka punuar me ndershmëri prej 16 vjetëve në administratën e këtij shteti, asnjëherë anëtar i ndonjë partie. Po ashtu sipas Bregut, Gjykata e Lartë ka për kryetare një gjykatëse me karrierë të pandërprerë si gjyqtare nga viti ‘87 e gjer sot, e që nuk ka vendosur për vrasjen e ndonjë njeriu të pafajshëm. Sot, Banka e Shtetit drejtohet nga një bankier me karrierë të pandërprerë bankare prej mbi 20 vjetësh dhe i propozuar në mandatin e tij të parë nga qeveria socialiste.
“Neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe sot ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. Stuhia histerike e z. Rama dhe shpurës së tij kulmuan pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, i emëruar në janar të 2005 në këtë detyrë nga qeveria socialiste.
Rama që derdh lot për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Ajazi, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike”, vijon deklarata e ministres Bregu.
Ajo e cilësoi qesharake pretendimet e PS-së kundër zëvendësimit pas tetë vjetësh të Drejtorit të SHISH-it, në një kohë kur qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi. “Ata nuk nguruan të vendosin në krye të këtij institucioni, në emër të depolitizimit, anëtarin e kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur për lidhje agjenturore me shërbime të huaja, nga shërbimet e vendit dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh", vijon më tej Bregu.
Ndërkohë sipas saj SHISH-i drejtohet sot nga zoti Visho Ajazi, një personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me një karrierë akademike dhe zyrtare ndër më të shkëlqyerat”. Ai u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të Ekselencës dhe Brain Gain-it të qeverisë shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi.
Nga viti 2009 e në vazhdim, Ajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare të fushës dixhitale si: Këshilltar i Lartë Politik për mbrojtjen kibernetike pranë NATO-s, koordinator kombëtar për programet FP7-ICT dhe anëtar komiteti për FP7 -ICT pranë Komisionit Europian./Start/
2012-08-12 12:52