AK çel zyrtarisht fushatën elektorale në Elbasan, Spahiu: S'pranojmë 'orgjinë' e politikës së vjetër
ELBASAN- Aleanca Kuq e Zi hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në qytetin e Elbasanit ku prezantoi edhe kandidatët për deputet në këtë qark. Asllan Musta kryeson listën e AK për deputetë në Qarkun e Elbasanit.
Gjatë aktivitetit kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu deklaroi se drejtues dhe ish-drejtues të PS-së dhe demokratë të zhgënjyer janë larguar nga partitë e tyre për tu bashkuar me kuqezinjtë.
Spahiu sulmoi partitë e mëdha duke theksuar se AK ‘nuk mund të pranojë këtë 'orgji' të politikës së vjetër’, teksa hodhi akuza për shitje të posteve ministrore, ende pa u fituar zgjedhjet. “Postet ju shitën Dules dhe LSI-së”, tha Spahiu.
Ndërkohë, Spahiu sulmoi edhe ministrin Arben Imami duke theksuar se “Elbasani s’mund të mbajë njerëz si Imami. Populli nuk ka nevojë për gjeneralë të ushtrisë së vdekur”.
(e.m/BalkanWeb)