Sulm i egër racist mbi një fëmijë 14-vjeçar në zemër të Athinës
Një fëmijë vetëm 14 vjeç nga Afganistani është bërë pre e dhunës së egër raciste në Athinë, në ditën e Pashkës.
Fëmija treegon se atë ditë është ndalur në rrugë nga 3 burra me uniforma të zeza, të cilët i kërkuan dokumentet.
Kur iu tha se ishte nga Afganistani, ata e rrahën dhe me një shishe birre të thyer i dëmtuan fytyrën.
Jo një, por 30 qepje bëri në fytyrë 14- vjeçari nga Afganistani, i cili është tani nën mbrojtje (ne foto).
Fëmija ka ardhur në Greqi me nënën e tij dhe ëndërronte të shkonte në Zvicër, për të takuar vëllanë e vet. Ai ka qenë i ndarë nga nëna, pasi organizatori i udhëtimit të tyre i kishte vënë në grupe të ndryshme. Ai u arrestua në aeroport dhe pasi u ndalua për 20 minuta, u lirua duke u përpjekur të kthehej në shtëpinë ku jetonte me refugjatë të tjerë afganë, por ndeshi në egërsinë e racistëve.
Fëmija tani është nën mbrojtjen e prokurorit publik dhe organizatës “Mjekët e Botës”. Ai së shpejti do të bashkohet me familjen e tij. Kur u pyetën se çfarë dëshiron ai tha: "Unë vetëm dua mamin tim".
Media greke e ka denoncuar ashpër këtë rast duke theksuar se sulmet raciste ndaj të huajve sa vijnë e shtohen në Greqi.
(Balkanweb)