AK denoncon keqpërdorimet e TV publike: Janë antikombëtare dhe i shërbejnë pushtetit
Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar gjatë ditës së sotme keqpërdorimet e televizioneve publike në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, duke paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 18 shkurt kundër tyre.
Të gjithë ne jemi dëshmitarë të keqpërdorimit të parave tona, taksave, me të cilat paguhen Radio Televizioni Publik Shqiptar, Radio Televizioni i Kosovës, dhe Televizioni i Maqedonisë. Sot që ne flasim të tre këto institucione mediatike, që duhet të jenë në shërbim të informimit të qytetarëve, janë kthyer në leva të frikshme qeveritare dhe pushtetore që transformojnë gjithcka sipas kërkesave të pushtetit, por dhe me keq, shpesh herë edhe pa kërkesën e pushtetit, thuhet në një deklaratë të Aleancës.
Aleanca Kuqe Zi denoncon frymën antikombëtare dhe antishqiptare që këto tre televizione publike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup transmetojnë cdo ditë në ekranin e taksapaguesve të tyre. As në RTSH, RTK apo MTV nuk shikon më asnjë dokumentar, asnjë emsion, asnjë trajtim të cështjes kombëtare.
Këto televizione janë kthyër ne ushtarë të bindur të qeverive në pushtet duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve të tyre si dhe duke dizinformuar pa limit, deri në cmenduri informacionin që i përcojnë publikut të tyre. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje qeverisë shqiptare, asaj kosovare dhe maqedonase që të heqin dorë nga përdorimi tendencioz dhe dashakeqës i televizioneve publike dhe tia kthejnë këto media qytetarëve të tyre, vijon më tej deklarata e Aleancës.
Për këtë arsye, Aleanca Kuq e Zi ka vendosur që më 18 shkurt të organizojë protesta në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, në të njëtën orë, kundër televizioneve kombëtare.