Meqë bën kaq shumë seks, pse nuk u kërkon edhe para?
Një prezantues televiziv në Britani është në qendër të kritikave pasi i tha një femre të varur ndaj seksit se ajo duhet të punojë si prostitutë.
Eamonn Holmes po intervistonte në emisionin e mëngjesit në ITV Crystal Warren, e cila thotë se ka fjetur me më shumë se 1 mijë meshkuj pasi është e varur ndaj seksit. 42 vjeçarja tha se nuk ka qenë në gjendje të mbajë një vend pune për shkak të nevojës së vazhdueshme për seks.
Gjatë diskutimit të ndezur, Holmes i tha asaj: Nëse ke kaq shumë nevojë, a ke menduar ndonjëherë të bësh biznes me këtë? Të kërkosh para për shërbimin?.
Warren u përgjigj menjëherë: Çfarë, të bëhem prostitutë? Atëherë bëhet biznes dhe unë bëhem si robot. Në këtë mënyrë unë e shijoj, e bëj kur dua ta bëj dhe zgjedh atë me të cilin dua të shkoj.

