Lulzim Basha Një turist në bashkinë e Uashingtonit
Share
Lulzim Basha u nis në SHBA duke shpërndarë në media njoftimin se ishte ftuar nga kryebashkiaku i Uashingtonit, z. Vincent Gray. Mjafton të ndiqni pamjet dhe do kuptohet fare lehtë se kjo lloj pritjeje s’ka të bëjë me vizitë zyrtare, por si një vizitë turistike në ambientet e bashkisë së Uashingtonit.
Vetë zëdhënësi i kryebashkiakut amerikan ka thënë se nuk ka pasur ftesë, por Bashën do e takojë pas kërkesës së një shqiptaro-amerikani që jeton në Uashington, në një takim kortezie.
Ndërkohë gazetat e qeverisë janë hapur sot me premtimet bombastike që ka bërë kryebashkiaku i Uashingtonit për Bashën se do e ndihmojë për tramvajin, punësimin, etj.