Romët ngrenë çadrat te Avokati i Popullit (FOTO)
Që në orët e para të mëngjesit ata ngritën çadrat në oborrin e Avokati të Popullit dhe gratë e fëmijët u strehuan në ambjentet e brendshme të këtij institucioni. Këtë kanë parë si të vetme zgjidhje, 8 familjet rome të cilat jetonin në Tufinë. Pronari i tokës ku ishin ngritur çadrat u la afat deri në 1 shkurt. Në limitet e këtij afati këta banorë ndoqën premtimin e Avokatit të Popullit për të ardhur në këtë institucion nëse shteti nuk do t`u jepte zgjidhje strehimit të tyre.
Avokati i Popullit Igli Totozani tha se në zyrat e tij do të pritet cilido qytetarë që ka nevojë për ndihmë. Ndërsa romëve, avokati u ka lënë në dispozicion çdo ambjetet në kushtet kur temperaturat janë të ulta.
Avokati sqaron se këto çadra do të mbeten në këtë ambjent derisa këta qytetarë të marrin zgjidhje përfundimtare ndërsa theksoi se po vazhdon bisedimet me Ministrinë e Punës. Avokati i Popullit përveç asistencës së strehimit thirri edhe shërbimin mjekësor për çdo rast emergjentë./ora-news

