E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa kursen, eurodeputetët bëjnë kokrrën e qejfit

Share

Parlamenti Evropian ka tani një hit-listë të udhëtimeve të deputetëve në vitin 2010. Në vendin e parë: një udhëtim i 50 eurodeputetëve në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos. Kostoja: 1.025.530 euro- rreth 20.500 euro për kokë. Udhëtimi zgjati tetë ditë dhe eurodeputetët shpenzuan nga 2564 euro në ditë.

Por kostot më të larta për person i përkasin një udhëtimi të katër eurodeputetëve në Argjentinë. Për pesë ditë udhëtim- 5259 euro për person në ditë.

Të tjera udhëtime me kosto marramendëse:

-463.193 euro për 39 eurodeputetë, 4 ditë në Ekuador

-204.671 euro për 28 eurodeputetë, 3 ditë në Uashington

-176.970 euro për 11 eurodeputetë, 8 ditë në Kinë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›