AK e Rrethit Fier dhe Mallakastër shkrihen dhe bashkohen me radhët e LSI: Të zhgënjyer nga Spahiu
FIER- Kryesia e Aleancës Kuqezi për rrethin Fier dhe Mallakastër, sëbashku me anëtarësinë e tyre, iu bashkuan Lëvizjes Socialiste për Integrim në rrethin Fier. Të pranishëm në daljen publike ku u zyrtarizua kjo lëvizje ishin Pandeli Tole, kryetar i AK për rrethin Fier, Ali Baro, nënkryetar i AK-së për rrethin , Besmir Selami , kryetar i AK për rrethin Mallakastër dhe Sejda Marku, kryetare e forumit rinor të AK-së. Të pranishëm nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin Petrit Vasili , zv/kryetar i LSI , Spartak Braho, anëtar i kryesisë së LSI-së dhe Robert Bitri, kryetar i LSI-së për rrethin Fier .
Pandi Tole, kryetar i AK-së për rrethin Fier, deklaroi se Spahiu e kishte zhgënjyer anëtarësinë me mosbashkimin e tij në radhët e koalicionit opozitar. Gjithashtu, kryetari i AK-së për rrethin Fier, shprehu qendrimin e tij për nevojshmërinë e një rotacioni politik. Në fjalët që mbajtën përballë pranisë së mediave edhe n/kryetari Baro dhe kryetarja e forumit rinor të AK-së për rrethin e Fierit u shprehën në unison dhe entuziastë për bashkimin me radhët e LSI.
Zv/ kryetari i LSI-së, Petrit Vasili , shprehu vlerësimin e tij për bashkimin e strukturave të ish AK-së me LSI-në. “ Ky bashkim është në shërbim të rotacionit politik që kërkon vendi. “ – cilësoi në fjalën e tij zv/kryetari Vasili. Mbi këtë zhvillim pozitiv në radhët e LSI Fier, Petrit Vasili shtoi se drejtuesit dhe anëtarësia e shkrirë e ish AK-së së Fierit dhe Mallakastrës, do të kenë një bashkëngjitje dhe integrim të plotë dhe funksional në radhët e LSI Fier. “ Të gjithë shqiptarët bashkë për të ecur më shpejt drejt integrimit. “- do e vlerësonte momentin z.Vasili. Besimin mbi zhvillimin në fjalë, zv/kryetari i LSI e shprehte në fjalët përmbyllëse duke deklaruar se anëtarësia dhe drejtuesit e AK ju bashkuan fitores së madhe të 23 qershorit.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Fier, një përfaqësi e AK-së bashkohet me LSI: Të zhgënjyer nga Spahiu