E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli sulme ajrore mbi Sirinë, në shenjestër militantët e Hezbollah

SHBA- Izraeli kryen sulme ajrore mbi mbi Sirinë. Lajmi konfirmohet nga zyratrët izraelitë, të cilët bëjnë me dije se synimi i sulmeve ishin militantët e Hezbollah.

Të premten, presidenti Barack Obama tha se ai nuk mund të “parashikojë” dërgimin e trupave tokësore amerikane në Siri. Obama tha se nuk është në gjendje të parashikojë një skenar në të cilin, vendosja e ushtarëve amerikanë brenda Sirisë, do të ishte e mirë për Amerikën apo Sirinë.

Obama tha se në qoftë se evidenca e përdorimit të armëve kimike në Siri konfirmohet, ajo do të paraqesë provat për komunitetin ndërkombëtar.

Vërejtjet e Obamës erdhën një ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se SHBA është duke konsideruar sigurimin e armëve për kryengritësit sirianë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›