E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, sherri për vendin e mbeturinave, plagosen me thikë 3 persona

KORÇË- Sherr masiv me thika në qytetin e Korçës, 3 persona plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen numër 8 të  qytetin juglindor, ku mësohet se 6 persona janë konfliktuar për motive banale mes njëri-tjetrit, dhe si pasojë sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave. 

Policia e Korcës bën me dije se shtetasi Etmond Merdiku, i cili jeton në një pallat ( në lagjen numër 8) me Shpëtim Gjeloshanin, pas një konflikti për vendin ku duhet të hidhen mbeturinat e ka goditur me mjete te forta (thikë), duke e plagosur 45-vjecarin Gjeloshani.

Dy vëllezërit Ardian e Arben Rushiti kanë ndërhyrë për ti ndarë, por janë goditur me thikë duke marrë plage të rënda në trup.

Tre personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Korcë, ndërkohë mësohet se gjendja ë tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkimin shtetasin Etmond Merdiku, 28-vjec banues ne lagjen 8 dhe bashkëpunëtorët Ardian Merdiku, 40-vjec, banues ne lagjen 10 dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një personi të tretë.

Ndaj tyre është ngritur akuza për “Plagosje e lehte me dashje” dhe “Plagosje e rende me dashje” e kryer në bashkëpunim.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›