Ministri Ksera mbeshtetje te plote moshes se trete
Ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka organizuar diten e djeshme konferencen e pare kombetare per te moshuarit. Ne kete konference u kerkua me te madhe qe shoqeria te vullnetizohet me perkrahjen qe duhet ti beje moshes se trete. Ministri ka theksuar mbeshtetjen qe duhet tu jepet te moshuarve. Qellimi i politikave te sherbimeve shoqerore per mbrojtjen e moshes se trete eshte krijimi i nje sistemi te pershtatshem te sherbimeve sociale me standarde bashkekohore per rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre ne jeten normale - deklaroi ministri. Gjithashtu pjese e konferences ka qene dhe shqetesimi per rritjen e moshes se trete per shkak te jetegjatesise. Sherbimet shoqerore per te moshuarit ne vitet qe pasojne do te ndodhen perpara nje sfide qe lidhet me parashikimin e jetegjatesise se banoreve te tokes deri ne vitin 2050 ku numri i banoreve mbi 65 vjec do te arrije ne 15 miliarde - u shpreh ministri Ksera. Rrjedhimisht numri i te moshuarve qe do te kene nevoje per sherbime shoqerore do te rritet. Njekohesisht do te rritet numri i punonjesve sociale qe do te ofrojne sherbime si dhe i institucioneve te perkujdesit te te gjitha tipologjive.
Ne kete kuader Ministria e Punes Sherbimi Social Shteteror pushteti lokal Fakulteti i Shkencave Sociale dhe OJF-te qe operojne ne kete fushe duhet ta marrin seriozisht parashikimin per plakjen e popullsise dhe te parapergatiten sepse shenjat e para te fenomenit kane filluar te shfaqen - ka permendur ministri.