E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK-ja në Krujë për 544 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Aleanca “Kuq e Zi” ka zhvilluar sot nje tubim në Krujë, ku ka shpalosur programin e saj “Shqipëria Bëhet” që sipas përfaqësuesve të saj do të jetë edhe kontrata e saj me popullin.
 

Vizita në këtë qytet bëhet pikërisht në përvjetorin e 544 të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, për të cilën AK-ja ka theksuar se asnjë qeveri nuk e ka kujtuar këtë datë të rëndësishme.
 

Përfaqësuesit e AK-së kanë kërkuar edhe kufizimin e mandateve të atyre që ajo i cilëson si sulltanë të politikës si dhe hapjen e dosjeve për zyrtarët e lartë.
 

Sipas AK-së këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe pinjollët e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut të cilët janë bërë edhe anëtarë të saj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›