E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Të shmangen debatet e panevojshme e të parakohshme

 Zhvillimet e fundit politike në vend dhe ecuria e procesit të integrimit kanë qenë tema kryesore e takimit të zhvilluar sot mes Presidentit Bamir Topi dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, gjatë takimit, presidenti Topi ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme.

Duke iu referuar debateve të ditëve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, Topi ka kërkuar shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.

Ndërsa për ambasadorin e BE-së i domosdoshëm mbetet dialogu konstruktiv mes palëve politike dhe progresi në rrugën e reformave për integrimin evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›