E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK-ja përshëndet fundin e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën

Ndërsa ka përshëndetur fundin e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën aleanca “Kuqezi” i ka mëshuar sërish strategjisë së saj për bashkimin Shqipëri-Kosovë.
 

Sipas AK-së vendimi i GND është hapi rëndësishëm drejt bashkimit kombëtar dhe tani Kosova duhet të fuqizohet në ruajtjen e territorit të saj
 

“Bashkimin Kosovë-Shqipëri nuk do të mund ta ndalë askush. Jemi i njëjti popull, shumë shpejt do të jemi edhe i njëjti shtet. Vendimi i GND është mundësi juridike dhe politike për bashkimin e shteteve shqiptare.Shqiptarët të aftë të bëjnë luftën dhe paqen, kanë aftësi shtetformuese” ka theksuar AK-ja
 

Sipas aleancës shqiptarët në rajon janë faktor deçiziv për paqen dhe stabilitetin dhe jo komb i dorës së dytë ndërsa ka shtuar se shqiptarët janë 10 milionë dhe do të bashkohen.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›