E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia e SHBA-së, Basha uron kryebashkiakun e Washingtonit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka nisur një mesazh urimi, Kryetarit të Bashkisë së Washington DC, Vincent Gray me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA-së. Në mesazhin e urimit drejtuar homologut të tij, Basha theksoi se 4 korriku është një ditë feste oër çdo qytetar të lirë të botës pasi deklarata e pavarësisë është shembull frymëzues për të gjithë popujt.
“Deklarata e Pavarësisë, e nënshkruar më 4 korrik 1776 përbën një prej dokumenteve më të rëndësishëm, në të cilin janë sanksionuar të drejtat sublime të njerëzimit. Kjo deklaratë, ku janë mishëruar parime të përjetshme i bëri SHBA një shembull frymëzues dhe një mbrojtës të fortë të lirive dhe të drejtave të njeriut në çdo vend të globit, prandaj kjo ditë e Pavarësisë së SHBA është një ditë feste për ne dhe çdo qytetar të botës së lirë. Qytetarët e Tiranës dhe mbarë kombi shqiptar u janë përjetë mirënjohës SHBA, për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë dhënë përgjatë gjithë historisë tonë, si kur diskutohej fati i ekzistencës tonë ashtu edhe më pas, në instalimin e parimeve të lirisë dhe demokracisë që ju mbroni fort apo në procese të tjera të zhvillimit të vendit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike. Ndaj më lejoni që në këtë ditë të madhe për kombin tuaj, t`ju shpreh Ju personalisht dhe qytetarëve të Washington DC urimet më të mira dhe t`ju siguroj për vendosmërinë dhe angazhimin tim, për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve, Tiranës dhe Washington DC” thuhet në deklaratën e Bashës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›