E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Reformat e integrimit, apel edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano

04-07-2012 / Gazeta 55

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u ka bërë sërish apel partive politike të tejkalojnë pozicionet partiake për të arritur në një bashkëpunim në funksion të një strategjie kombëtare për plotësimin e 12 kritereve për marrjen e statusit në vjeshtë.
“Inkurajojmë udhëheqësit politike të majta e të djathta në Shqipëri që të gjejnë mendjehaptësinë dhe urtësinë, për të vendosur interesat kombëtare si parësore duke zgjeruar aftësitë, hapësirat dhe vullnetin për mirëbesim, bashkëpunim e bashkërendim në funksion të një marrëveshjeje e strategjie të madhe kombëtare për njehsimin e të gjitha energjive të shoqërisë sonë, për plotësimin e 12 kritereve të vendosura nga BE, për realizmin e reformave parlamentare dhe zgjedhore, heqjen e imuniteteve, duke merituar kështu marrjen e statusit kandidat në BE në vjeshtën e këtij viti. Nuk duhet humbur asnjë ditë, asnjë orë”, thuhet në deklaratën për mediat të Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›