E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Progres në ndërtimin e arterieve të Korridorit 8

04-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë
 
Kryeministri Berisha ka pritur dje Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini. Së shpejti do të mblidhet komiteti i përbashkët Ekonomik i ngritur në kuadrin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, për të diskutuar rëndësinë ekonomike reciproke mes dy vendeve. Gjatë takimit Saraçini përmendi një projekt të rëndësishëm ekonomik, atë të linjës së interkonjeksionit Elbasan-Manastir etj. Ndërsa kryeministri Berisha shtroi nevojën e projekteve të përbashkëta infrastrukturore mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku tha se vendi ynë ka bërë progres në ndërtimin e arterieve kryesore të Korridorit të tetë, siç është rruga Tiranë- Elbasan dhe ajo e Arbrit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›