E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK-ja thërret protestë për 1 Majin, Spahiu: Rama e Berisha, antishqiptarë

spahiu-320x219Tiranë- Ashtu siç kishte paralajmëruar nga tubimi i 7 prillit, lideri i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu u bëri edhe një herë thirrje shqiptarëve që të dalin ditën e nesërme të protestojnë nesër, në sheshin Skënderbej kundër kryeministrit Berishës.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Spahiu akuzon drejtuesit e dy partive të mëdha, kreun e PD-së Sali Berisha dhe atë të PS-së Edi Rama si “antishqiptarë që nuk do të munden dot të pengojnë bashkimin kombëtar të iniciuar nga AK”.

Ndërsa duke komentuar largimin e disa drejtuesve politikë nga AK-ja, Spahiu i ka quajur ‘fosile’.

Dje rilindjes së kufomave iu bashkuan 4 fosile. Ato ishin shushunja që i ishin ngjitur Aleancës Kuq e Zi. Nesër do të jenë në shesh më shumë se 1000 të rinj,ata do jenë gjaku u ri në Shqipëri për të sjellë një qeverisje të re, tha Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›