E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edberi: Dua të flemë një natë bashkë, Rikja tundohet, pranon me gjysëm zëri!

TIRANE- Dinamikat në shtëpinë e "Big Brother" ndryshojnë dita ditës. Pavarësisht se djalit nga Kosova i erdhi pak ditë më parë e dashura në shtëpi, ai i ka kërkuar Rikes të flerë me të.

Rikja i rrëfen Edberit se i mungon shumë profesioni i saj që është parukerija dhe po shikon çdo natë ëndrra të çuditshme. Ajo i lutet që ta ndihmojë dhe të lyej flokët e verdha sepse ajo po ndihet shumë keq dhe është e trembur për këtë gjëndje që është krijuar. Fakti që ajo nuk ka mundësi ta ushtrojë profesionin e saj i krijon këtë trysni dhe do ndiheshe më mirë nëse Edi do bënte një gjë të tillë për të. Edi është dakort për një gjë të tillë, por kushti i tij është që të flenë një herë bashkë pasi ai ka shumë simpati për të. Rikja gjendet e befasuar para një kushti të tillë dhe përpiqet ti argumentojë Edit që gjëndja e saj është shumë shqetësuese madje i lutet që ai këtë gjë mos ta diskutojë me askënd. Madje ajo shton se as Elonës që e ka shumë shoqe aty brenda nuk i ka folur për këtë gjendje të keqe që ndodhet.

Pasi Edberi vazhdon të këmbëngulë që nëse ai i lyen flokët Rikja duhet të flerë një natë me të, ajo e pranon me gjysëm zëri “propozimin” e Edit. Megjithëse perpiqet me çdo kusht që t’ia kthejë mëndjen, është e pamundur. Ajo i shprehet Edit se si shok që e konsideronte po e zhgënjen pak që nuk po e kupton problemin që ka Rikja. Sipas saj Edi do të luaj me Riken që ka një kërkesë të kësaj natyre sepse një gjë e tillë nuk është normale. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›