Greva e urisë, dëshpërimi i banorëve, shteti s'po na përfill
Të tjera rreth shkrimit FOTO/Banorët prej gjashtë ditësh në grevë Ditën e pestë në grevë hyri edhe një invalid Banorët: Të vendosur deri në vdekje Banorët dje: Të vendosur në vetflijim Banorët: Jemi pronarë të baneses Totozani: Kuvendi të miratojë trajtimin individual Banorët përleshen me policine FOTO / VIDEO Banorët:Të lutemi Kryeministër mos na nxirr
TIRANE - Në ditën e gjashtë të grevës së urisë 10 banorë të cilët u nxorrën jashtë nga godina 3 katëshe në rrugën “Margarita Tutulani”” rrezikojnë shëndetin, ndërsa rëndohet gjendja psikologjike pasi ndihen të shpërfillur nga shteti.
Grevistët prej 25 prillit refuzojnë të ushqehen, si e vetmja rrugë e gjetur nga ata për të sensibilizuar institucionet e shtetit por dhe ambasadat për
hallin që i ka gjetur. Pas nxjerrjes dhe dhunë nga apartamentet ku jetonin me dhjetra vite, thonë nuk kanë ku të shkojnë.
Në mikrofonin e TVA1 A1REPORT banorët kanë lëshuar thirrje dëshpëruese për ndihmë. “A ka shtet këtu, që ka përgjegjësi për jetën tonë?”
Banorët janë vendosur prapa godinës së pallatit nga i cili u nxorrën me forcë vazhdojnë të vendosur betejën e vështirë me jetën për zgjidhjen e problemit të tyre.
“Duhet ta kuptojnë që është e vështirë, njerëzit jetonë me ujë sheqer, çaj, po kalojmë një fazë depresive tepër të rëndë.” thonë ata para kamerës së A1REPORT! duke kërkuar një ambulancë të qëndrojë pranë tyre 24 orë pasi shëndeti, sidomos i grave, sa vjen e rëndohet.
INVALIDI ME PROTEZE NE GREVEN E URISE
Dje grevës së urisë iu bashkua dhe Eduard Muho, një 47 vjeçar, invalid, me protezë në vend të një këmbe, i cili nuk banon në një nga apartamentet e boshatisura me dhunë, por në një tjetër. Por pas disa ditësh Muho e di se rrezikon të ketë të njëjtin fat. Do nxirret jashtë nga Përmbaruesit pasi shtëpia e tij, pranë ambasadës greke, do i kthehet ish pronarit
CFARE KERKOJNE BANORET
Godina 3 katëshe tek rruga "Margarita Tutulani" është boshatisur me dhunë javën e kaluar nga Zyra e Përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe të shtetit, pasi me një vendim gjyqësor duhet t'i kthehet pronarit, por familjarët thonë se ky pronar është fantazëm dhe ka arritur ta fitojë gjyqin me dokumente të falsifikuara. Ata kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor për apartamentet e tyre, ose ndihmë nga shteti duke i strehuar diku, pasi nuk mund të përballojnë kredi, apo qira.
Redaksia online
(ad.ti/shqiptarja.com)