Mbretëresha e Holandës jep dorëheqjen, i lë fronin djalit të madh
HOLANDË- Mbretëresha e Holandës, Betarix dha sot zyrtarisht dorëheqjen. Beatrix, 75-vjeçe, e cila ka shërbyer për 33 vjet si mbretëreshë e Holandës, i kaloi fronin djalit të saj të madh, Qillem-Alexander.
Ai do të jetë mbreti i parë i Holandës qysh në vitin 1890. Në një ceremoni madhështore të organizuar në pallatin Mbretëror, morën pjesë rreth 2,000 zyrtarë të lartë mes tyre dhe krerë shtetesh.
Ndërkohë, që në dhënien e lajmit, mbreti i ri u përshëndet nga turma e njerëzve e entuziazmuar e cila kishte tejmbushur sheshin.
(e.m/BalkanWeb)