E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK kërkon pavlefshmëri të censusit

Sipas kësaj Aleanca, procesi është i farsë e qeverisë për të rritur numrin e minoritarëve dhe për të ulur numrin e papunësisë. Edhe një herë, ky grupim i drejtuar nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu tha se censusi nuk përmbushi kërkesat e Bashkimit Evropian, por ato të Athinës.

“Përveç rritjes fiktive të numrit të minoritetut grek, po realizohet edhe një rritje abuzime e të ardhurave për frymë dhe reduktim fiktiv i papunësisë në vend. Të gjitha këto bëhen për të përmirësuar në mënyrë të pavërtetë performancën e qeverisë”, tha përfaqësuesi i kësaj Aleance.

Sipas AK-së, “Shqipëria është duke ndjekur të njëjtën rrugë si Greqia për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ata hynë duke falsifikuar shifrat dhe për këtë arsye sot Athina ka falimentuar. Këtu në Tiranë, po bëjmë të njëjtën gjë, po falsifikojmë shifrat. Censusi duhet jo vetëm të shpallet i pavlefshëm, por edhe të nisë një hetim ndaj të gjithë atyre që e kanë shtrembëruar”. /Start/

                                                                                             2011-10-30 15:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›