AK koalicion me 11 parti të vogla

Krerët e 12 partive pjesëmarrëse na takimin e parë me drejtuesit e Aleancës KuqeZi kanë shprehur optimizmin për nisjen e këtij bashkëpunimi si nevojë e domosdoshme për sjelljen e ndryshimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013.
Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i AK Z.Myslim Pashaj biseduan për disa orë me krerët e 12 partive të vogla të cilat kanë rënë dakord në këndvështrimin e unifikimit dhe bashkimit me Aleancen KuqeZi si e vetmja mundësi për të larguar nga pushteti i grabitur partinë-shtet. 12 Partitë e pranishme në takimin me kryetarin e AK Kreshnik Spahiu kanë të kristalizuar në programin dhe ideologjinë e tyre kauzën kombëtare.
Për Aleancën KuqeZi janë pikërisht lëvizjet patriotike që do të fitojnë në zgjedhjet e vitit 2013. Gjatë diskutimeve të krerëve të 12 partive të bashkuara me AK, largimi i Berishës nga politika është kushti kryesor i bashkëpunimit. Në tryezë u diskutua edhe mënyra e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, ku 12 partitë shprehën mbështetje për projektin e kuqezinjve për një bashkim në kufirin Shqipëri-Shqipëri. Krerët e partive njoftuan një pjesëmarrje masive më 28 nëntor në Morinë ku dhe do të prezantohen themelet e koalicionit kuqezi. /Start/
2012-09-28 11:30