E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS kërkon shkelmimin e vendimeve të gjykatave

Sipas Berishës “deputetët e opozitës kërkojnë të shkelmojnë vendimet e gjykatave dhe të shuajnë ëndrrën e shqiptarëve për integrim në BE".

Ai ishte sot në fshatin Baldushk ku inauguroi shkollën 9 vjeçare në këtë fshat, në vijim të inaugurimeve të bëra ditët e fundit.

"Kur shihni parlamentin e komisionet parlamentare do të konstatoni se në mes të mbledhjes, një grup deputetësh ngrihen dhe ia mbathin dhe ai mbathin pikërisht atëherë, kur duhet të votohen 2-3 ligje që kërkohen me doemos nga Komisionin Evropian, për të votuar statusin e vendit kandidat. Në shkëmbim kërkojnë që të shkelmojmë vendimin e gjykatave. Vendimet e gjykatave, sido që të duken, të drejta apo të padrejta, ka vetëm një rrugë: t'i apelosh në gjykata dhe t'i zbatosh. Kanë vetëm një qëllim, të errësojnë ëndrrën tuaj më të bukur e më fisnike të Shqipërisë evropiane", tha Berisha.

Kreu i qeverisë ka premtuar rritje rrogash për arsimtarët, duke e konsideruar si vullnet të vazhdueshëm të qeverisë. "Ne kemi rritur rrogat e arsimtarëve gjatë këtyre gjashtë viteve. Kryeministri i vendit merrte 9 rroga mujore të arsimtarëve. Sot sa merr mësuesi? Nga rritja e rrogave të mësuesve sot diferenca është 4.5 rroga. Ne kemi vullnet të hekurt ta zvogëlojmë dhe më tej duke rritur rrogat e mësuesve", vijoi Berisha. /Start/

                                                                                             2012-09-28 15:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›