E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK kritikon qëndrimet e Berishës në Mal të Zi

Aleanca Kuq e Zi ka kritikuar ashpër sot qëndrimet e kryeministri Sali Berisha në takimet e tij gjatë vizitës në Malin e Zi. Në një deklaratë për shtyp, AK-ja akuzon kryeministrin se është shprehur sërish kundër bashkimit kombëtar, në një kohë kur bashkimin e kërkojnë shumica e shqiptarëve.

Bashkimi kombëtare do të realizohet nga shqiptarët dhe jo nga kryeministrat- thuhet në deklaratën e AK-së. Duke iu referuar moslejimit të përdorimit të flamurit shqiptar në shqiptarët e Malit të Zi, AK-ja akuzon kryeministrin se heshti.

Sipas tyre, Berisha nuk tha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, duke shtuar se kryeministri e ka detyrim të mbrojë simbolin e Kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›