Sot vendoset “fati” i Kreshnik Spahiut

Votimi vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, kërkesë e bërë publike disa ditë më parë nga kryeministri Berisha.
Pika 6 e rendit të ditës thotë: Kërkesë e një grupi deputetësh "Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë z.Kreshnik Spahiu". Kjo pikë pritet të sjellë mjaft debate, duke pasur parasysh se Partia Socialiste është shprehur në komisioni e ligjeve se nuk do e votojë.
Spahiu e ka quajtur vendimin si të padrejtë dhe antikushtetues, ndërsa ka paralajmëruar se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. Demokratët pretendojnë se Spahiu ka përdorur postin e numrit dy të KLD-së për qëllime politike duke krijuar Aleancën Kuqezi. /Start/
2012-01-26 08:48