E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “21 Janarin” mund ta hetojë një kryeprokuror tjetër

“21 janari pati një fatkeqësi tjetër të dytë, hetimin. Hetohej nga ajo që duhej hetuar vetë. Për herë të parë në historinë e një hetimi, institucioni i akuzës merret përsipër nga një person që duhet të hetohet, Ina Rama, dhe po të kishte qoftë edhe një gramë moral profesional, ajo kurrë nuk do të merrte përsipër hetimin e kësaj çështjeje”,u shpreh Berisha.

I pyetur për takimin me kreun e Gardës së Republikës ditën e ngjarjes, Berisha u shpreh se atë ditë e kishte pasur në zyrë.  “Në zyrën time?! Ka qenë në zyrën time, më ka thënë në mos gaboj, ‘a mund të dalësh në një zyrë dhomë tjetër’. I kam thënë, ‘Jam shumë mirë, nuk dal’,- sepse gjuanin tek dritaret. Më ka kërkuar që të dal në dhomë tjetër bashkë me oficeret e mi. Nuk di të më ketë thënë gjë tjetër”.

“Absolutisht, familjeve të viktimave do t’u garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitetet e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre. Është familja e viktimave të Ziverit, në mos gaboj, vëllai i tij tha se “erdha nga Greqia se do rrëzojmë Sali Berishën”. E kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim nuk mund ta bëjnë ata të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën, por çfarë ka tjetër”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-01-26 08:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›