E Diel, 1 Nëntor 2026

AK marrëveshje me pensionistët: Do jemi zëri i moshës së tretë

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Popullore të Pensionistëve dhe disa organizatave të pensionistëve shqiptarë.

Përmes kësaj marrëveshje, Aleanca Kuq e Zi merr përsipër të jetë zëri i moshës së tretë, e cila në vite është lënë në harresë nga të gjitha qeveritë, sic thotë AK.

“Aleanca KuqeZi mërr përsipër përmes këtij bashkëpunimi hartimin e politikave të duhura në mbështetje të pensionistëve të Shqipërisë të cilët arrijnë deri në mbi 700 mijë, pra një numër i konsiderueshëm për të patur një vëmendje të plotë nga planifikimi dhe vizioni i politikave ndaj tyre. Aleanca KuqeZi gjithashtu do të jetë zëri i moshës së tretë duke pranuar në gjirin e saj çdo organizatë dhe lëvizje që mbështet dhe favorizon pensionistët shqiptarë duke premtuar angazhim maksimal dhe serioz në ruajtjen me fanatizëm të parimeve të bashkëpunimit mes palëve”, thuhet më tej në deklaratën e AK.

Përfaqësues të AK premtuan se do jenë avokatë të interesave të kësaj shtrese dhe premtuan se do angazhohen me të gjitha forcat që në 2013 të bëhet i mundur rimbursimi i plotë i barnave për pensionistet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›