E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 2000 tollumbace për t’i uruar të dashurës ditëlindjen

DURRES- Një djalosh nga Durrësi e ka uruar publikisht të dashurën e tij, duke vendosur në qendër të qytetit përshëndetjen publike "Gëzuar ditëlindjen" të shkruar me rreth 2000 tollumbace shumëngjyrëshe.

Surpriza është përgatitur në një nga subjektet e specializuara për dhurata, burime nga i cili bëjnë të ditur për se djaloshi fillimisht dëshëronte ta vendoste urimin "Gëzuar ditëlindjen" përballë shtëpisë të së dashurës së tij dhe në momentin e fundit ka ndërruar mendim, duke e instaluar atë pranë bashkisë së qytetit, pikërisht aty ku fillon rruga Tregtare.

Vëllezërit saktësojnë se djaloshi që kërkon të mbetet anonim ka marrë edhe lejen përkatëse për ta vendosur urimin e tij publik në qendër të qytetit bregdetar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›