E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK mbledh Asamblenë, përcaktohen prioritetet

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi njoftoi se nesër do të mblidhet Asambleja e Pergjithshme e saj, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të AK-së nga të gjitha trevat shqiptare.

Gjatë punimeve të Asamblesë pritet të diskutohet mbi zgjerimin e rolit të saj në jetën e shoqërisë shqiptare, si dhe do të shpallen prioritet afatmesme dhe afatgjata të saj.

Nëpërmjet njoftimit të saj AK i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe mbështetësve të jenë pjesë e zhvillimeve të Asamblesë së Aleancës Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›