Tiranë, shiu vështirëson qarkullimin
Ka mjaftuar vetëm shiu i rënë këtë pasdite për të krijuar probleme shqetësuese në rrugët e kryeqytetit si për këmbësorët ashtu dhe për automjetet.
Nga reshjet e shiut janë bërë pothuajse të pakalueshme rrugët në Komunën e Parisit si dhe në Unazën e re. Uji ka mbuluar rrugët dhe është bërë i pakalueshëm për këmbësorët për shkak të keqfunksionimit apo në disa raste mos funksionit të kanalizimeve.