AK me 17 janar prezanton programin (Sondazh)
Aleanca Kuqezi formacioni i cili po përgatitet për tu paraqitur si alternativë politike në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri ka bërë bilancin e muajve të parë të ekzistencës.
Si dy arritjet kryesore për 2011, AK cilëson rrëzimin e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese dhe dështimi i procesit të Censusit.
Më 17 Janar të vitit që po vjen, ne do te bëjmë atë që kurrë më parë nuk e ka bërë asnjeri. Do të mblidhemi më të shumtë në qytetin e Krujës në shtëpinë e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ku do të mbulojmë me flamurin gjigand kalanë e Krujës. Në këtë ditë të rëndësishme për historinë, Aleanca Kuqezi do të prezantojë për herë të parë prioritet e programit të saj, thuhet në një deklaratë të AK-së.
Në dy pikat kryesore të programit të saj bëjnë pjese; 1- ndryshimi i Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta si dhe numërim elektronik të votave, 2- garantimi i votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post's poll. Redaksia OnLineFlorenc Stafa