“AK” në Sarandë: Shteti të zbardhë falsifikimet e kombësisë

Aleanca “Kuq e Zi”, është ndalur sot në qytetin e Sarandës, ku ka vijuar të kundërshtojë regjistrimin e popullsisë dhe ka kërkuar zbardhjen e falsifikimeve të kombësisë.
Me parrulla të shumta në duar, qindra të rinj, mbështetës të AK-së, kanë protestuar në qytetin bregdetar të Sarandës, duke u shprehur kundër regjistrimit të popullsisë.
Ata kanë theksuar se "Aleanca Kuqezi" dhe shqiptarët respektojnë minoritetin, por jo falsitetin. “Shumë shqiptarë janë bërë grekë të rremë”, kanë pohuar ata.
Ditët e fundit, Aleanca “Kuq e Zi", ka ndërrmarë një sërë nismash për të kundërshtuar regjistrimin mbi bazë etnike dhe fetare. Aktivistët e “AK”, deklarojnë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë një ligj të tillë dhe do të vazhdojnë që të mbledhin firma për këtë gjë.